Pas sezonit turistik, fshatrat e Sarandës përballën me papunësi në rritje.
Banorët tregojnë se sigurimi i një vendi pune kthehet në sfidë dhe varfëria nuk i lejon as të mendojnë për festat.
Shelegari është një fshat fare pranë Sarandës, ku banorët përballen me problematika ekonomike e sociale të shumta.
Mosha mesatare është mbi 40 vjeç dhe pjesa më e madhe janë të papunë.
Në Shelegar merren kryesisht me bujqësi dhe blegtori, por vetëm pak banorë e kanë kthyer në burim të ardhurash.
Tregojnë se varfëria nuk i lejon të mendojnë për festat.
Fshati në brendësi has dhe, probleme me infrastrukturën rrugore për shkak të mungesës së investimeve.
Për shkak të kësaj gjendje fshati po boshatiset.
Shelegari është një nga fshatrat që përcjell realitetin e papunësisë në Sarandë përtej muajve të sezonit turistike.