Një tërmet me magnitudë 5.4 shkallë të Rihterit ka goditur ishullin grek të Kretës të dielën.
Ndonëse shkalla e këtij tërmeti të regjistruar ishte e lartë, ende nuk është raportuar për të lënduar apo dëme materiale, thotë Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).
Sipas EMSC-së lëkundjet ishin vetëm 10 kilometra nën sipërfaqe, derisa të dhënat tregojnë se ishulli I Detit Egje u godit gjithashtu nga lëkundje më të vogla me magnitudë 3 shkallë të Riherit në orën 18:00, raporton ‘Mirror’.
I njëjti ishull është goditur nga një tërmet tjetër në tetor, i cili ishte i fuqishëm 6.3 shkallë të Rihterit. Autoritetet në atë kohë thanë se valët u ndjenë deri në Turqi dhe Qipro.
Derisa, në shtator, një person vdiq dhe disa të tjerë mbetën të lënduar kur një tërmet me magnitudë 5.8 goditi ishullin.