Rreth 5 mijë kundërshtarë të masave te pandemise dolën nëper rrugët në Vjenë, duke vazhduar kështu demonstratat që prej disa javësh.
Ata mbanin qirinj dhe ndezën dritat e celulareve, siç thanë organizatorët e protestës, në përgjigje ndaj përkujtimit të javës së kaluar të viktimave.
Në demonstrata, shumë pjesëmarrës refuzuan të mbanin maska, megjithëse kjo është e detyrueshme sipas rregullave aktuale.
Protestat pritet të përshkallëzohen dhe tubime janë paralajmëruar edhe më 31 dhjetor. Ndërsa një manifestim masiv do të zhvillohet më 8 janar.




