Ka arritur në 9000 numri i personave të evakuuar në Ishujt Kanarie për shkak të një zjarri të fuqishëm që ra të shtunën pasdite, njofton “El Pais”.
Sipas të përditshmes spanjolle, flakët kanë arritur mbi 50 metra lartësi, duke djegur më shumë se 6000 hektarë territor duke prekur tetë komuna.
Në mëngjes u vendos një numër i pa precedentë i forcave zjarrfikëse në këtë zonë, me pjesëmarrjen e më shumë se 700 personave në tokë dhe me mbështetjen nga ajri të 16 mjeteve, katër avionë me ujë, një avion pyjor dhe 11 helikopterë, nëntë prej të cilëve të specializuar në fikjen e zjarreve dhe dy për koordinim.