Një vit nga 6 Janari/ Trump i “trembet” medias, anulon konferencën

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden do të fajësojë ish-presidentin Donald Trump për trazirat e Kapitolit në 6 janar të vitit të shkuar.

Duke folur në Kongres, mësohet se Biden do të thotë se paraardhësi i tij mban përgjegjësi për kaosin dhe masakrën në selinë e Kapitolit.

Hetuesit deri më tani kanë arrestuar 725 të dyshuar në lidhje me sulmin.

Disa mbështetës të ish-presidentit Trump mësynë në ndërtesën e Kongresin, ndërsa ligjvënësit po mblidheshin për të certifikuar fitoren e Biden në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.Një  vit nga  6 Janari/ Trump i "trembet" medias, anulon

Imazhet e ligjvënësve amerikanë të strukur nga turma në galerinë e Dhomës së Përfaqësuesve në pasditen e 6 janarit tronditën botën.

Trump u kishte kërkuar protestuesve në një tubim jashtë Shtëpisë së Bardhë pak më parë që të marshonin në mënyrë paqësore drejt Kongresit, pas pretendimeve të tij të shpeshta lidhur me manipulimin e zgjedhjeve.

Trump lajmëroi një konferencë për shtyp të enjten nga shtëpia e tij turistike në Florida, por më pas e anuloi pasi ndihmësit e tij e paralajmëruan se do të kishte një mbulim negativ nga media.

Një  vit nga  6 Janari/ Trump i "trembet" medias, anulon

Zëdhënësi i Trump, Taylor Budowich, tha se nuk ishte e habitshme që Biden do ta kalonte ditën duke e përçarë më tej kombin tonë në një përpjekje për të shpërqendruar votuesit nga inflacioni rekord, krimi në rritje dhe mbylljet e shkollave nga koronavirusit.

Share This Article