Rekord i zi, 5 të vdekur e 1,648 raste pozitive me Covid-19 në Shqipëri

albnews
By
1 Min Read

Pesë persona kanë vdekur ndërkaq janë shënuar 1,648 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri, në 24 orët e fundit.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë së Shqipërisë, gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar 7,812 persona të dyshuar për koronavirus.

Ndërkohë numri i rasteve aktive është 9,286.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 106 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar.

Share This Article