Gratë e Forumit të Gruas shkuan në selinë e PD pasi kishin caktuar një takim pune me të gjitha kryetare.
Ato i gjetën dyert e mbyllura dhe pavarësisht se tentuan disa herë të hynin brenda duke trokitur, askush nuk ja hapi derën.
“Kemi 31 vjet që hyjmë e dalim në këtë derë dhe kjo ndodh sot. Nuk na ka ndodhur as në vitin e mbrapshtë ’97 kur PD u rrënua dhe ne hynim e dilnim sa herë të donim në atë seli.
Na vjen keq që deputeti Basha na vë drynin, pro ne do të vazhdojmë prapë dhe nesër do jemi sërish këtu së bashku me anëtarët e PD që me Referendum e shkarkuam deputetin Basha si kryetar”, tha njëra nga gratë e Forumit të Gruas.
Më herët disa anëtarë nga Grupi i Rithemelimit dhe të FRPD shkuan në selinë e PD dhe as ata nuk u lejuan që të futeshin brenda.
