Tre persona kanë vdekur nga koronavirusi në Shqipëri të dielën, gjersa nga 4.729 testime, 1.207 të tjerë kanë rezultuar pozitivë.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 147 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 203.114. Që nga fillimi i pandemisë Shqipëria ka regjistruar 3.240 të vdekur dhe 219.694 raste pozitive.
Aktualisht numri i rasteve aktive është 13.340.