Situatë alarmante në Maqedoni, 6 të vdekur dhe 1396 raste të reja me Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 11.479 teste, ndërsa janë regjistruar 1.396 raste me COVID-19.

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 348 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Sot janë konfirmuar 6 viktima nga coronavirusi. Nga një i vdekur nga Demir Hisari (78), Manastiri (79), Resnja (73), Prilepi (76), Shtipi (63) dhe Makedonska Kamenica (73). Në regjistrin Termini Im poashtu janë regjistruar 3 viktima. Nga një në Tetovë, Strumicë dhe Kërçovë, kanë vdekur në periudhën prej 17 – 18.12.2021. Të vdekurit janë të moshës nga 68 deri në 87 vjeç.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 233.464, numri i të shëruarve është 214.854, numri i të vdekurve është 8.032, ndërsa numri i rasteve aktive është 10.578.

Share This Article