Paris Saint-Germain ka lëshuar pikë për herë të katërt në pesë ndeshjet e fundit, pasi u ndal me një barazim 1:1 me Lyonin në formë tejet të dobët.
Lucas Paqueta e kaloi Lyonin në epërsi herët në pjesën dhe kur mendoi se do ta arrinte fitoren e parë pas katër ndeshjeve pa fitore, Thilo Kehrer e barazoi rezultatin për t’ia shmangur humbjen skuadrës së Mauricio Pochettinos.
Ky ishte barazimi i dytë radhazi për PSG-në, i cili ishte pa yjet si Lionel Messi, Neymar, Achraf Hakimi etj., dhe i katërti në pesë ndeshjet e fundit.
Pavarësisht dështimeve të njëpasnjëshme, PSG-ja vazhdon të jetë lider i Ligue 1 me 47 pikë, 11 më shumë se Nice në vendin e dytë.
Lyoni, për të cilin Xherdan Shaqiri e ngrohi stolin përsëri, tani ka pesë ndeshje radhazi pa fitore, një humbje dhe katër barazime – dhe mbetet në vendin e 11-të me 25 pikë.https://hohofot.elhighlights.com/embed/Mxq0GRi4GDESO
Ndërkohë, në La Liga, Atletico Madridi ka barazuar 2:2 me Villarrealin.
Angel Correa e kaloi Atletico Madridin në epërsi në minutën e 10-të, duke e mposhtur portierin e skuadrës vendase Rulli me një goditje nga gjysmë e fushës.
Pau Torres e ktheu Villarrealin në lojë duke e barazuar rezultatin në 1:1 pas gjysmë ore lojë, para se Alberto Moreno ta kalonte skuadrën e Unai Emery në epërsi për herë të parë në këtë takim në minutën e 58-të.
Por Geofry Kondogbia e shpëtoi skuadrën e Diego Simeones nga humbja duke e barazuar rezultatin në minutën e 67-të.
Kampioni në fuqi tani ngel 16 pikë larg liderit të La Ligës Real Madrid, i cili e ka një ndeshje më shumë të zhvilluar.
Villarreali, ndërkohë, renditet në vendin e tetë me 29 pikë, katër pikë larg Atleticos në vendin e katërt.