Partia Demokratike ka shpërndarë në Facebook një video ku shkruan se Sali Berisha në 8 janar e humbi kur pa se ishte i rrethuar nga një grup i vogël njerëzish, pasi shumica dërrmuese e demokratëve e braktisën.
PD shprehet se me dhunën e 8 janarit Berisha dëshmoi që është gati të bëjë gjithçka, qoftë dhe viktima, vetëm për hallin e tij.
“Sali Berisha e humbi kur pa se ishte i rrethuar nga një grup i vogël njerëzish, pasi shumica dërrmuese e demokratëve e braktisën. Me dhunën e 8 janarit ai dëshmoi që është gati të bëjë gjithçka, qoftë dhe viktima, vetëm për hallin e tij. Dhe për këtë ai ka angazhuar një bandë prej disa dhjetëra kriminelësh. 8 janari ishte një ditë shumë e hidhur për demokratët”, thotë PD.