Trajneri i portierëve të Liverpoolit, John Achterberg, ia ka bërë të qartë Loris Kariusit se mund të largohet këtë muaj për të gjetur skuadër të re pasi tani do të jetë zgjedhja e katërt në “Anfield”.
Ai ka thënë për “The Athletic” se portieri gjerman nuk ka bërë paraqitje konkurruese nën drejtimin e Jurgen Klopp që nga gabimet që kishte bërë në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2018 kundër Real Madridit.
“I takon atij, agjentit dhe klubit që të gjejnë një zgjidhje dhe shpresoj se do të ketë një këtë muaj. Nuk i ndihmon askujt që të rrijë ulur për gjashtë muaj të tjerë pa ndjesinë se po lufton për diçka”, u shpreh Achterberg.
Në sezonin 2020/2021, Kariusi ka qenë i huazuar te Hertha e Berlindit. Kurse nga vera e vitit të kaluar është rikthyer te Liverpoli, por nuk e ka bërë asnjë paraqitje.
28-vjeçari ka kontratë me Liverpolin deri në fund të sezonit.