ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ndahet nga jeta në moshën 84-vjeçare, kitaristi i njohur Steve Cropper 7 hours ago
Flota e anijeve luftarake të Britanisë dhe Norvegjisë do të gjurmojnë anijet ruse të spiunazhit 7 hours ago
Putin autorizoi sulmin me agjent nervor në Britani – përgjegjës moral për vdekjen e nënës së tre fëmijëve në vitin 2018 8 hours ago
Akuzohet për korrupsion, jep dorëheqjen Federica Mogherini 8 hours ago
Ndryshime partiake në Maqedoninë e Veriut, por me udhëheqës të vjetër 8 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Politikani rus: Është trishtuese se si qeveria aktuale në Serbi është në shërbim të Putinit dhe Patrushevit

albnews by albnews
13 January, 2022
in Bota
0
Politikani rus: Është trishtuese se si qeveria aktuale në Serbi është në shërbim të Putinit dhe Patrushevit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Politikani i opozitës rus Vladimir Kara-Murza ka thënë se është trishtuese se si qeveria aktuale në Serbi është në shërbim të presidentit rus Vladimir Putin dhe sekretarit të Sigurisë Kombëtare, Nikolai Patrushev.

Kara-Murza po ashtu ka shprehur habinë që në këtë moment është ngritur çështja e përgjimit të opozitarëve rusë në Beograd.

RelatedPosts

Incidenti/ Dronët i afrohen avionit të Zelenskyt në Dublin

Flota e anijeve luftarake të Britanisë dhe Norvegjisë do të gjurmojnë anijet ruse të spiunazhit

Akuzohet për korrupsion, jep dorëheqjen Federica Mogherini

“Është qesharake që Aleksandar Vulin tani ka reaguar, kjo ngjarje ishte shumë kohë më parë. Ju kujtoj se Vulin kishte fluturuar për në Moskë në fillim të majit 2021 duke i dorëzuar një transkript të bisedave tona sekretarit të Sigurisë, Nikolai Patrushev”, tha Kara-Murza.

Sipas tij, mediet serbe kanë raportuar se Patrushev e ka falënderuar personalisht Vulinin për informacionin e dorëzuar dhe më pas televizioni shtetëror Rusia 24 ka transmetuar një reportazh duke treguar se çfarë punë të madhe kanë bërë shërbimet sekrete serbe, ngase ata kanë dorëzuar “atë që bëjnë rusofobët”.

Kara-Murza shpjegon se Kremlini i vëzhgon ata që kundërshtojnë “regjimin autoritar dhe të korruptuar të presidentit Vladimir Putin”.

“Ne kemi mbajtur një seminar në Beograd në fillim të majit [2021] me kandidatët për këshilltarë që përfaqësonin opozitën. Ne u përpoqëm ta organizonim këtë në Moskë gjatë muajit mars, por u arrestuam të gjithë, 300 veta dhe na bënë të ditur se nuk mund të bënim më tubime të tilla në vend”, shpjegon ai.

Kara-Murza ka deklarauar pasi Vulin kishte shkuar në Moskë, njëri nga organizatorët ishte arrestuar.

“Vulin fluturoi për në Moskë në mes të majit dhe Andrei Pivovarov, me të cilin organizuam një seminar në Beograd, u arrestua në fund të majit dhe është ende në paraburgim nën akuzën për bashkëpunim me organizata armike”, deklaron Kara-Murza.

Pivovarov ishte drejtor ekzekutiv i organizatës Open Russia, e cila u themelua nga kritiku i Kremlinit, Mikhail Khodorkovsky dhe se Prokuroria ruse në vitin 2017 e kishte shpallur “agjente e huaj”. Ai ishte arrestuar nga anëtarët e Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë (FSB) më 31 maj në Aeroportin e Shën Petersburgut.

Opozitari Kara-Murza vlerëson se fakti që Vulin dorëzoi transkriptin e bisedës te Patrushevi “ishte arsyeja për arrestimin e Pivovarovit”.

“Kam dëgjuar se Vulin ka ndërmend të më padit, mirëpo ai duhet të padisë shtypin serb para meje, pastaj Patrushevin, i cili e kishte falënderuar palën serbe për atë informacion dhe televizionin shtetëror rus”,

Ai në fund ka thënë se “është e trishtueshme të shohësh se si qeveria aktuale në Serbi është e gatshme të vrapojë vullnetarisht pas Putinit dhe Patrushevit”.

Serbia dhe Rusia në fshehtësi kanë formuar një grup të përbashkët pune për të luftuar kundër “revolucioneve me ngjyra”, detyra e të cilit është të shtyp demonstratat dhe organizimet masive të qytetarëve.

Përveç kësaj, një organ i përbashkët i autoriteteve serbe dhe ruse është caktuar që të mbikëqyrë liderët e opozitës, mediat e pavarura dhe organizatat e shoqërisë civile.

Për më tepër këto dy vende, janë duke u munduar aktivisht që protestat qytetare dhe kundërshtimin e ndryshëm opozitar dhe të opinionit publik në vendet e tyre, ta lidhin pa fakte me ndikimin e aktorëve të ndryshëm të huaj, me qëllim të njollosjes së aktiviteteve që kundërshtojnë qeveritë e tyre. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ndahet nga jeta në moshën 84-vjeçare, kitaristi i njohur Steve Cropper

Ndahet nga jeta në moshën 84-vjeçare, kitaristi i njohur Steve Cropper

4 December, 2025
Flota e anijeve luftarake të Britanisë dhe Norvegjisë do të gjurmojnë anijet ruse të spiunazhit

Flota e anijeve luftarake të Britanisë dhe Norvegjisë do të gjurmojnë anijet ruse të spiunazhit

4 December, 2025
Putin autorizoi sulmin me agjent nervor në Britani – përgjegjës moral për vdekjen e nënës së tre fëmijëve në vitin 2018

Putin autorizoi sulmin me agjent nervor në Britani – përgjegjës moral për vdekjen e nënës së tre fëmijëve në vitin 2018

4 December, 2025
Akuzohet për korrupsion, jep dorëheqjen Federica Mogherini

Akuzohet për korrupsion, jep dorëheqjen Federica Mogherini

4 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result