Zhegrova mund të debutojë kundër Marseillet

albnews
By
5 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ka bërë bujë transferimi i Edon Zhegrovës te Lille. Zhegrova u prezantua të premten si futbollist i skuadrës elitare të Francës, që është edhe kampione në fuqi e Ligue 1.

Zhegrova të shtunën u prezantua edhe në konferencë për shtyp si lojtar i LOSC. Në konferencë ishte bashkë me presidentin e klubit, Olivier Letang. Menjëherë të dielën reprezentues i Kosovës mund ta kompletojë javën e përkryer.

Transferimi i Zhegrovës në Francë u vlerësua lëvizje e qëlluar nga njohës të futbollit. E qëlluar u vlerësua për lojtarin por edhe për skuadrën franceze.

Kalimi te Lille është hap i madh në karrierë për Zhegrovën. Ai mund të debutojë menjëherë të dielën.

Presidenti Letang tha në konferencën për shtyp se Zhegrova mund të debutojë me fanellën e re kundër skuadrës së Marseillet.

Marseille ishte njëra nga skuadrat që kishte shprehur interesim për shërbimet e Zhegrovës, por në fund sulmuesi i krahut zgjodhi Lillen.

“Më pëlqen Lille më shumë se Marseille”, ka thënë Zhegrova duke qeshur. “Për këtë arsye zgjodha të jem këtu. Siç thashë më herët, është mundësi e madhe të luaj për këtë skuadër të madhe. Më pëlqen mënyra se si luan Lille dhe mendoj se do të ndihem më rehat sesa me stilin e lojës që bën Marseille”, theksoi reprezentuesi i Kosovës.

Skuadra e Lillet e ka përcjellë një kohë të gjatë Zhegrovën 22-vjeçar. Zhegrova tha se ndihet krenar që është në këtë mjedis.

“Lille është një klub i madh me lojtarë të mëdhenj. Shpresoj ta jap më të mirën për skuadrën. E fitoi titullin edicionin e kaluar. Po ashtu përfundoi në vendin e parë në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve. Kam parë disa ndeshje të Lillet. Ka kualitet në grup dhe jam shumë i lumtur që jam këtu. E njoh Renato Sanchesin, Jose Fonte, Burak Yilmazin e të tjerët. I njoh të gjithë, sepse kam parë ndeshje të Lillet. Ata më kanë pritur ngrohtësisht. Ka qenë e rëndësishme për mua që të integrohem në grup. Të gjithë ishin shumë të mirë me mua”, tha Zhegrova.

Zhegrova fliste në gjuhën angleze fillimisht në konferencën për shtyp, por më pas tregoi se e zotëron mirë edhe gjuhën franceze. Për një gjë të tillë i ka ndihmuar e kaluara. Zhegrova ka jetuar në Belgjikë me familjen dhe ka luajtur atje. Në Belgjikë e ka mësuar edhe gjuhën franceze. Madje me disa prej shokëve që i ka flet frëngjisht.

Zhegrova te Lille u transferua nga elita e futbollit të Zvicrës, përkatësisht klubi i Baselit. Me Baselin në këtë edicion luajti në 15 ndeshje në të gjitha garat. Shënoi katër gola dhe gjashtë asistime.

“Kampionati i Francës është më i fortë se ai i Zvicrës. Këtu luhet më shumë futboll fizik dhe loja është më e shpejtë. Kjo është mirë për mua. Me Lillen mendoj se do të mësoj shumë dhe do ta bëj një hap të madh para. Do të jap më të mirën në secilën ndeshje”, përfundoi Zhegrova.

Lille të dielën do të jetë mysafir i skuadrës së Marseillet në Ligue 1 të Francës.

Është ndeshje që i takon xhiros së 21-të. Ndeshja do të luhet në “Stade Velodrome”. Nis në orën 20:45 dhe e mbyll xhiron.

Zhegrova mund t’i ketë menjëherë minutat e parë në aventurën e re me klubin francez.

Trajneri Jocelyn Gourvennec do të ketë mungesa të shumta për këtë ballafaqim. Një gjë të tillë e konfirmoi më vonë në një konferencë për shtyp, ku ishte i vetëm. Nënvizoi se Leo Jardim, Jeremy Pied dhe Timothy Weah janë duke u rikuperuar. Edhe në këtë skuadër ka pasur probleme me Covid-19, dhe disa prej lojtarëve nuk janë rikuperuar plotësisht.

Kampioni në fuqi i Francës, Lille, nuk është në formën më të mirë. Pozicionohet në mesin e tabelës me 28 pikë.

Share This Article