ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Francë, rrëzohet qeveria e Bayrou pas votimit të mosbesimit në Asamblenë Kombëtare 3 hours ago
Sekretari i ri i Brendshëm kërcënon të pezullojë vizat nëse vendet nuk bien dakord të pranojnë mbrapsht emigrantët 6 hours ago
Studim i ri: Udhëtimet në hapësirë aktivizojnë “gjenomin e errët” në qelizat e njeriut 8 hours ago
Britani e Madhe: Azilkërkuesit do të strehohen në kazerma 8 hours ago
“Dogji” gomat në autostradat çeke, pas 6 vitesh kapet shoferi i “Ferrari-t” 8 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Sa të huaj jetojnë e punojnë në Shqipëri

albnews by albnews
22 August, 2019
in Albania
0
Sa të huaj jetojnë e punojnë në Shqipëri
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Janë mbi 14 mijë të huaj që kanë zgjedhur të jetojnë e punojnë në Shqipëri. INSTAT raportoi se në 2018, numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri rezultoi 14.162 banorë, duke shënuar rritje me 9,7 %, krahasuar me 2017.

Numri i  të huajve rezidentë, në vitin 2018, përbëhet nga 9.203 meshkuj, duke shënuar rritje me 9,9 %

RelatedPosts

Ky është autori i atentatit të përgjakshëm në Shkodër

Rëndohet bilanci i ngjarjes në Shkodër, ndërron jetë në spital një nga të plagosurit

Breshëri plumbash në një lokal në Shkodër, një i vrarë dhe disa plagosur

krahasuar me 2017, dhe 4.959 femra duke shënuar rritje me 9,6 % krahasuar me 2017.

Të huajt me origjinë nga Europa, gjatë vitit 2018, janë 8.212 dhe përbëjnë 58,0 % të të huajve gjithsej kundrejt 59,2 % që përbënin në 2017.

Janë evidentuar 6.893 të huaj të parregullt, ku pjesën më të madhe të tyre, 44,8 % e zënë të huajt me origjinë nga Siria.

Gjatë 2018, rezultojnë 4.386 azilkërkues në Shqipëri, ku pjesën më të madhe të tyre, 49,0 % e zënë të huajt me origjinë nga Siria.

Në 2018, rezultojnë 345 persona të cilët kanë fituar shtetësi shqiptare, duke pësuar rritje me 9,2 %, krahasuar me vitin 2017.

Personat të cilët kanë humbur shtetësinë shqiptare gjatë vitit 2018, janë 640, duke pësuar rënie me 1,7 %, krahasuar me vitin 2017.

Të huajt në Shqipëri , kryesuan iranianët në 2018

Gjatë 2018, numri i të huajve rezident përbëhet nga 9.203 meshkuj dhe 4.959 femra. Meshkujt zënë 65,0 % në numrin e të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri.

Piramida e të huajve rezidentë në Shqipëri pasqyron qartë një disbalancë gjinore, dhe femrat kanë një moshë relativisht më të re se meshkujt.

Numri i aplikimeve për leje qëndrimi në Shqipëri, në vitin 2018, është 9.090 aplikime, duke shënuar një rritje me 0,7 %, krahasuar me vitin 2017. Aplikimet sipas vendit të origjinës nga Irani, Italia dhe Kosova përbëjnë 63,8 % të aplikimeve gjithsej në 2018.

Aplikimet nga Irani ishin 13% më të larta në 2018, në raport me një vit më parë.

Ndërsa në rënie ishin aplikimet nga italianët, me tkurrje rreth 4%.

Të huajt në Shqipëri sipas kontinenteve 

Të huajt me leje qëndrimi në Shqipëri sipas vendit të origjinës në 2018, kryesohen nga vendet e Europës, të cilët zënë 58,0 % të të huajve gjithsej.

Të huajt me origjinë nga Europa janë 8.212, duke shënuar një rritje me 7,5 %, krahasuar me 2017.

Të huajt me origjinë nga Azia janë 4.022, duke shënuar një rritje me 11,2 %, krahasuar me 2017.

Të huajt me origjinë nga Amerika, Afrika dhe Oqeania janë 1.928, duke pësuar një rritje me 16,8 %, krahasuar me 2017.

Të huajt e parregullt

Të huajt e parregullt të evidentuar në territorin e Shqipërisë ose në kufi, pa dokumentacionin e nevojshëm rezultojnë 6.893 persona në 2018, kundrejt 1.049 personave në 2017.
Të huajt e parregullt sipas vendit të origjinës në 2018, kryesohen nga vende si Siria me 3.089 persona, Pakistani me 1.246 persona, Iraku me 671 persona, Palestina 395 persona, Algjeria 378 persona, Maroku 344 persona dhe 770 persona nga vende të tjera.

Azilkërkuesit në Shqipëri

Azilkërkuesit në Shqipëri, referuar Drejtorisë së Azilit dhe Shtetësisë pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, rezultojnë 4.386 persona në 2018, kundrejt 309 azilkërkuesve në 2017.
Duke analizuar vendin e origjinës së azilkërkuesve në 2018, kuptojmë se shumicën e rasteve e përbëjnë ato me origjinë nga Siria, me 2.150 azilkërkues, nga Pakistatni 645 azilkërkues, nga Iraku 447 azilkëkues, nga Palestina me 292 azilkërkues, nga Algjeria me 227 azilkërkues dhe nga Maroku 227 azilkërkues.
Gjatë 2018, rezultojnë 16 vendime pozitive për dhënie të statusit të refugjatit dhe statusit të mbrojtjes plotësuese për azilkërkuesit, ku shumica e tyre vijnë nga vende si Palestina.

Gjatë 2018, rezultojnë 78 vendime pezullimi dhe pushimi për azilkërkuesit, ku shumica e tyre vijnë nga vende si Siria.

Marrja dhe lënia e shtetësisë Shqiptare

Në 2018, rezultojnë 345 persona të cilët kanë fituar shtetësi shqiptare, duke pësuar rritje me 9,2 %, krahasuar me vitin 2017.
Në 2018, rezultojnë 640 persona të cilët kanë hequr dorë nga shtetësia shqiptare, duke pësuar rënie me 1,7 %, krahasuar me vitin 2017./Moitor/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Francë, rrëzohet qeveria e Bayrou pas votimit të mosbesimit në Asamblenë Kombëtare

Francë, rrëzohet qeveria e Bayrou pas votimit të mosbesimit në Asamblenë Kombëtare

8 September, 2025
Sekretari i ri i Brendshëm kërcënon të pezullojë vizat nëse vendet nuk bien dakord të pranojnë mbrapsht emigrantët

Sekretari i ri i Brendshëm kërcënon të pezullojë vizat nëse vendet nuk bien dakord të pranojnë mbrapsht emigrantët

8 September, 2025
Studim i ri: Udhëtimet në hapësirë aktivizojnë “gjenomin e errët” në qelizat e njeriut

Studim i ri: Udhëtimet në hapësirë aktivizojnë “gjenomin e errët” në qelizat e njeriut

8 September, 2025
Britani e Madhe: Azilkërkuesit do të strehohen në kazerma

Britani e Madhe: Azilkërkuesit do të strehohen në kazerma

8 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result