ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer 11 hours ago
Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste 11 hours ago
Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin 11 hours ago
Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër 11 hours ago
Spiunonin për Rusinë, Britania arreston 2 burra dhe një grua të dyshuar si agjentë 11 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Një falenderim dhe dy fyerjet e vizitës së Erdoganit në Tiranë

albnews by albnews
20 January, 2022
in Albania
0
Erdogan dhe Mitsotakis urojnë Edi Ramën për fitoren, kryeministri merr mesazhe dhe nga Italia
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, i njohur si një autokrat dhe ideatori i neo otomanizmit ka zbarkuar në Tiranë, ditën e vdekjes së Heroit Kombetar, Gjergj Kastriot Skëndërbeut.

Kryeministri tha se ishte e rastësishme. Patriotët në rrjetet sociale shpërthyen.

RelatedPosts

Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

Mocion për shkarkimin e Peleshit, “U shkel Kushtetuta”, PD: Të përsëritet seanca

VanHorn: Ndarja e pushteteve, liria e fjalës dhe sundimi i ligjit, themeli i besimit mes qeverive e popujve

Por, në fakt duhet të kishte një qasje tjetër ndaj gjithë axhendës së presidentit turk, për të lexuar me gjakftohtësi vizitën e këtij të fundit.

Duke lënë mënjeanë nacionalizmin në lidhje me Skënderbeun apo frymën e shekujve të shkuar. Le të kthehemi tek momenti. Tek kjo politika aktuale, e marrëdhënies së Turqisë me Shqipërinë, ku vërtetë Erdogan dhe Rama kanë një marrëdhënie speciale. Por, presidenti i Turqisë të tillë marrëdhënie ka pasur edhe me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Kujtojmë këtu inaugurimin e Rrugës së Kombit në vitin 2009.

Ka një afeksion të Erdoganit për Shqipërinë. Por, si gjithmonë autokratët duan të kontrollojnë, të japin urdhëra për gjithçka. Dhe mjafton të lexojmë se çfarë ka ndodhur.

Së pari, presidenti Erdogan duhet falenderuar për ndërtimin e banesave në Laç. 502 familje, 102 familje, 30 milionë euro, 5 milionë lekë, kjo nuk ka rëndësi. Fakti është se presidenti turk ka ndihmuar vendin tonë dhe duhet të jemi falenderues.

Nga ana tjetër ndërtoi dhe një spital në Fier. Një spital të standarteve shumë të mira. Dikush thotë bën 60 milionë euro, dikush 10 milionë euro. Shifra nuk ka rëndësi. Fakti është se spitali u ndërtua.

Nga ana tjetër ka rikonstruktuar xhaminë simbol të kryeqytetit dhe për këtë sërish duhet falenderuar.

Erdhi bëri një vizitë në Tiranë, mbajti një fjalim në Parlament dhe këtu fillojnë dy fyerjet e Erdogan.

I pari është qasja që ka ai ndaj parlamentit duke folur për çështje të brendshme të Turqisë.

Ç’punë ka parlamenti i Shqipërisë, me çështjen FETO apo me Grushtin e Shtetit në Turqi? Pasi të tillë e ka njohur vetëm Erdogan, se BE dhe SHBA kanë një qasje ndryshe.

Për më tepër, Fetyllah Gylen, kleriku dhe bashkëpunëtori i ngushtë i Erdogan jeton në SHBA, i lirë dhe nën mbrojtjen e administratës së SHBA-ve.

Ardhja e Erdogan në parlament dhe goditja duke përdorur FETO, është një fyerje për parlamentin, megjithëse atje mungojnë burrat që të ngrinin dorën dhe t’i thoshin “kjo është çështja jote personale dhe e brendshme e Turqisë, nuk ka lidhje me Shqipërinë”.

Fyerja e dytë e Erdogan ishte ajo që bëri me Komunitetin Mysliman Shqiptar.

Shkoi të inauguronte restaurimin e xhamisë së Et’hem Beut, dhe atje mungonin klerikët shqiptarë.

Mori një hoxhë nga Turqia, i vuri në rrjesht, preu një shirit dhe tha “Ta gëzoni”.

Ç’punë ka Erdogani me klerin shqiptar?

Pse nuk e njeh Erdogan Komunitetin Mysliman Shqiptar?

Ç’punë ka Qeveria e Turqisë se kush është kreu i Komunitetit Mysliman, i Kishës Orthodokse, apo i Kishës Katolike?

Pse futet tek komunitetet fetare shqiptare?

Për këto dy pika. Pra, fyerja në parlament dhe dhunimi që i ka bërë Komunitetit Mysliman janë ato që duhet të reagonte opinioni publik, përtej nacionalizmës dhe frymës së ngritur me ditën e vdekjes së Skëndërbeut, pikërisht ditën që Erdogan vizitonte Tiranën.

Askush nuk flet pse u përdhos Komuniteti Mysliman Shqiptar, sepse nuk e do Erdogan kreun e Komunitetit Mysliman dhe drejtuesit e saj.

E kujt i plasi…se kë do Erdogani dhe kë nuk do.

Komuniteti Mysliman Shqiptar, është i myslimanëve të Shqipërisë. Ata kanë të drejtën e tyre, të mblidhen e të zgjedhin drejtuesin e tyre. Kanë një komunitet që përfaqësohet denjësisht. Kanë një komunitet që ka një frymë fetare bashkëpunimi, simbol, dhe jo autokrate siç e do Erdogani.

Nga ana tjetër, klerikët e Komunitetit Mysliman nuk thirren, sepse nuk i pëlqejnë Erdoganit.

Kush është Erdogani, presidenti i Turqisë?

Faleminderit për ndihmën, por shko tek shtëpia jote.

Ç’punë ka Erdogani se kush është hoxha i shtëpisë tonë?

Çfarë do të ndodhte nëse do të vinte një presidenti i Greqisë apo i Italisë e do merrte priftin me vete e do inauguronin kishat sipas qejfit të tyre?

Kjo do të ishte po kaq fyese dhe reagimi do të ishte më i ashpër.

Ajo që duhet sot të reagojnë shqiptarët është për fyerjen që Erdogan i ka bërë Komunitetit Mysliman Shqiptar.

Është fyerja që Erdogani i ka bërë parlamentit shqiptar, duke folur për grushtet e shtetit të vendit të tij.

Ç’punë ka Shqipëria me atë që ka ndodhur në Turqi?

Shqipëria është partner strategjik, e vlerëson dhe e falenderon për ndihmën. Por, nuk ka punë në çështjet e brendshme të Turqisë. Ashtu si Turqia nuk ka asnjë punë në çështjet e brendshme të Shqipërisë. Qoftë politike, qoftë këto edhe fetare.

Pse duhet presidenti turk të vijë këtu dhe të na tregojë leksione se kush janë hoxhallarët që do ai apo kush janë bizneset dhe organizatat që ai pëlqen, në arsim, shëndetësi, apo gjetkë.

Ajo që ka ndodhur me këto dy qasje të Erdoganit janë fyerje të vërteta që ai i ka bërë në sy të kryeministrit, përpara parlamentit të shqiptarëve dhe përpara Komunitetit Mysliman Shqiptar, që është simbol i bashkëjetësës shqiptare. Që është simbol i paqes dhe marrëdhënies së shkëlqyer shoqërore në Shqipëri.

Dhe vjen presidenti turk e lejohet nga kryeministri të bëjë çfarë të dojë, si të dojë, të dhunojë kë të dojë dhe të fyejë gjithçka ai nuk e pëlqen e nuk e zgjedh. Ja garanton me protokoll.

E këto janë dy fyerjet e mëdha që bëri Erdogani. Ngatërrimi i Shqipërisë dhe parlamentit shqiptar tek çështjet e brendshme politike të Turqisë dhe goditja, mohimi, përjashtimi, që i bëri Komunitetit Mysliman Shqiptar. Qartazi një frymë që nxit përçarje brenda Komunitetit Mysliman, që është në dëm të shoqërisë dhe shtetit shqiptar.

Qartazi një çështje e brendshme e Turqisë, çohet në parlamentin shqiptar, tek qeveria shqiptare si kërcënim. Më tej veprimi me Komunitetin Mysliman është akt që sjell pasoja të parikuperueshme dhe nxit përçarje kur kemi një bashkëjetesë shembullore. Faleminderit për ndihmën, por hallet tona i zgjidhim vetë dhe Komunistetin Mysliman e respektojmë e nderojmë me breza të pëlqen ose jo ty “sulltani i dashur” i kryeministrit tonë./CNA.al/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer

“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer

18 September, 2025
Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

18 September, 2025
Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin

Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin

18 September, 2025
Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër

Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër

18 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result