Bilbao e eliminon Barcelonën nga Copa del Rey

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Barcelona është eliminuar nga Kupa e Mbretit.

Të besuarit e Xavi Hernandez përsëritën gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës kundër Real Madridit, duke ndjekur rezultatin gjithmonë dhe duke dërguar sfidën në vazhdime.

Por, edhe kjo ndeshje si ajo ditë më parë, përfundoi 3-2, në të mirë të Bilbaos.

Koha e rregullt u mbyll me rezultatin 2-2, pas 90 minutave të zjarrta ku Bilbao dy herë shënoi me Muniain në minutën e dytë dhe Martinez në të 96’, por Barça barazoi dy herë me Torres në pjesën e parë dhe me Pedrin në kohën shtesë, 93’.

Në vazhdime, më të mirë u treguan vendasit, që fituan një penallti në minutën e 105’.

Nga pika e bardh nuk gaboi Munian që shënoi golin e fitores dhe të dytin personal në këtë takim, për ta kualifikuar Bilbaon në çerekfinale dhe për ta eliminuar Barcelonën në krizë të Xavi Hernandez. 

Share This Article