Zëdhënësi Metës i ragon Ramës: Piktor i dështuar, fale o Zot!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Çfarë mund të bëjë Ilir Meta veçse të shpërndajë dekorata?! Tallje e madhe me ata njerëz . Dekorata pa asnjë kuptim e asnjë përmbajtje. Dekorata boshe”, u shpreh kryeministri Rama për Presidentin Meta gjatë një bisedimi me ndjekësit e tij në Facebook, ditën e sotme.

Zëdhënësi i Presidentit Tedi Blushi, me anë të një reagimi në Facebook, pas deklaratës së Ramës u shpreh se mllef për Korçën e vlerave vetëm një pikto i dështuar mund te ketë.

Blushi: Ç’po na dëgjojnë veshët!

Korça e arsimit, artit, kulturës dhe qytetarisë pa vlera? Teatri “Andon Zako Çajupi” pa vlera? Artistët e mirënjohur korçarë pa vlera?

Kush ka më shumë vlerë? Zhgarravinat që shiten si piktura? Apo pocaqitë e baltës që shiten si “vepra arti”?

Mllef dhe inat kaq të madh me Korçën e vlerave vetëm një piktor i dështuar anti-vlerë mund të ketë!

Fale o Zot!

Presidenti Meta ndodhej sot në Korçë ku mori pjesë në ceremoninë e vlerësimit të 4 artistëve të shquar korçarë, si dhe të Teatrit “Andon Zako Çajupi.”

Share This Article