Kosovë, një i vdekur dhe 2957 raste të reja me Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 2957 raste të reja me koronavirus nga testimi i 11.913 mostrave. Shkalla e pozitivitetit është 24.82 për qind.

Shifra e rasteve të reja është më e ulët se ajo e të shtunës, ku u regjistruan 3.206 të infektuar nga 11.883 mostra të testuara. Ishte ky rekord ditor i regjistruar në Kosovë që nga fillimi i pandemisë.

Më së tepërmi raste janë regjistruar në Prishtinë, 953, pasuar nga Peja 349 dhe Fushë-Kosova 191.

Numri total i rasteve pozitive ka arritur në 181.446.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit ka vdekur një person nga COVID-19. Bëhet fjalë për një burrë të grupmoshës 70-79 vjeç nga Gjakova. Që nga fillimi i pandemisë 2998 qytetarë kanë vdekur si pasojë e COVID-19.

Ndërkohë janë shëruar 458 qytetarë. Numri i të shëruarve ka arritur në 160.705. Numri i rasteve aktive ka arritur në 17.743.

Share This Article