Për dallim nga SHBA-ja dhe Britania e Madhe, Bashkimi Evropian ka deklaruar se nuk do t’i tërheqë tani për tani familjarët e diplomatëve të saj nga Ukraina.
Diplomati evropian, Josep Borrell tha se s’ka ndonjë arsye specifike për t’i larguar familjarët, derisa theksoi se gjendja s’duhet të dramatizohet derisa po vijojnë bisedimet.
“Nuk mendoj që duhet ta dramatizojmë këtë derisa bisedimet janë duke vijuar”, deklaroi ai.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe kanë dhënë lajmërimin që shtetasit e tyre të tërhiqen nga Ukraina, pas raportimeve për një pushtim të mundshëm nga Rusia.