Johnson në parlament: Nuk do të jap dorëheqjen

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri britanik Boris Johnson këtë të mërkurë ka deklaruar se nuk do të dorëhiqet nga posti i tij dhe se puna e tij do të vijojë normalisht.

Johnson deklaratën e ka bërë në parlament ku u akuzua nga lideri laburist i opozitës, Keir Starmer për ndryshimin e historisë së tij lidhur me tubimet dhe për mashtrimin e parlamentit.

Ndërkohë pyetjes nëse do të largohet ai i është përgjigjur prerë “Jo”.

“Unë nuk e mohoj atë dhe për të gjitha llojet e arsyeve, shumë njerëz mund të duan që unë të largohem nga rruga, por arsyeja pse Starmer dëshiron që unë të largohem nga rruga është sepse ai e di se mund t’i besohet kësaj qeverie për të ofruar ” ka thënë kryeministri britanik.

Ndër të tjera ai ka theksuar se ai dhe qeveria e tij kanë marrë nisma të ndryshme dhe ai do vijojë punën për ti mbyllur ato.

Share This Article