Një operacion antidrogë është ndërmarrë në orët e para të mëngjesit të së shtunës nga Policia e Elbasanit, në bashkëpunim me dy skuadra të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH).
Aksioni po zhvillohet njëkohësisht në disa zona të qarkut, përfshirë Prrenjasin, Librazhdin dhe Elbasanin, ku forcat e policisë kanë ushtruar kontrolle në disa banesa.
Sipas burimeve zyrtare, Gjykata ka miratuar 20 urdhra kontrolli dhe 18 urdhërarreste, ndërsa raportohet edhe për persona të shoqëruar për verifikime të mëtejshme.
Operacioni vijon dhe pritet që në orët në vijim të ketë më shumë detaje nga autoritetet.

