Berisha kthehet nga lëndimi dhe stërvitet me Reimsin

albnews
By
1 Min Read

Valon Berisha është kthyer nga lëndimi dhe ka stërvitur bashkë me pjesën tjetër të lojtarëve të Reimsit, kanë raportuar mediumet lokale të Reimsit.

Mesfushori 28-vjeçar i mungoi Reimsit në pesë ndeshjet e fundit kampionale.

Ai këtë edicion në 12 paraqitje për kampionat dhe kupë ka asistuar një herë.

Nga lëndimi së fundi është kthyer edhe Arbër Zeneli, por që nuk është i gatshëm ende për lojë.

Reprezentuesi i Kosovës pjesë e Reimsit është prej verës së vitit 2020.

Share This Article