Kreu i shtetit turk nuk saktësoi se çfarë përmbajtjesh do të ndalohen, por tha se çdo material që cënon vlerat kombëtare dhe morale dhe dëmton familjen dhe strukturën sociale nuk do të kalojë pa u ndëshkuar.
Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan kërcënoi mediat turke se do të ndërmerren ndaj tyre masa të ashpra ndëshkimore nëse me lajmet e publikuara kërcënohen vlerat themelore të vendit.
Ai theksoi se duhet të mbrohet “kultura kombëtare” e vendit dhe të ruhen fëmijët nga ekspozimi ndaj materialeve të dhunshme verbale, vizuale dhe të shkruara.
Kreu i shtetit turk nuk saktësoi se çfarë përmbajtjesh do të ndalohen, por tha se çdo material që cënon vlerat kombëtare dhe morale dhe dëmton familjen dhe strukturën sociale nuk do të kalojë pa u ndëshkuar.
Turqia është njëri prej shteteve me raportin më të keq për median. Sipas informacioneve, shteti kontrollon 90% të mediave kryesore në 20 vitet e fundit.
Dhjetëra mijëra qytetarë janë hetuar për shprehjet e tyre në publik. Së fundmi, policia turke arrestoi gazetaren e njohur Sedef Kabash, pasi ajo përdori proverb për kreun shtetit turk duke thënë “Kur një bagëti futet në pallat, ai kthehet në stallë”.
BURIMI: AL JAZEERA




