ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Titujt e Gazetave në UK 4 minutes ago
Protesta kundër planit për të strehuar 600 azilkërkues në qytet 11 minutes ago
Dëbimet me procedurë të përshpejtuar do të shpallen si pjesë e reformave të azilit 14 minutes ago
Kometë apo diçka tjetër? Objekti fluturues “3I ATLAS” ka alarmuar shkencëtarët 17 minutes ago
NATO “kërcënohet” nga raketa bërthamore ruse Burevestnik me rreze të pakufizuar 18 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

Meta e uron presidentin e ri të Italisë

albnews by albnews
30 January, 2022
in Albania
0
Meta e uron presidentin e ri të Italisë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidenti i Republikës Ilir Meta uroi Sergio Mattarella që u rizgjodh President i Italoisë, për një tjetër mandat.

“Rizgjedhja Juaj si President i Italisë, më jep kënaqësinë e veçantë që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’Ju përcjell urimet më të përzemërta dhe të sinqerta për vazhdimin e përmbushjes me sukses të misionit Tuaj në drejtimin e Republikës Italiane. Kam shumë besim se edhe gjatë këtij mandati, marrëdhëniet e shkëlqyera, historike e shumëdimensionale midis Shqipërisë dhe Italisë, do të rriten e pasurohen edhe më shumë, si në planin dypalësh, ashtu edhe në atë shumëpalësh.

RelatedPosts

Marrëveshja për Industrinë e Mbrojtjes, Shqipëria dhe Italia do ndërtojnë mjete lundruese civile e ushtarake në Pashaliman

Rama uron dy Kombëtaret me shqiponjën dy krenare

Skuadra angleze mbërrin në Tiranë, gati për duelin e fundit me Shqipërinë

Në emër të popullit shqiptar dëshiroj të shpreh sërish mirënjohjen ndaj popullit italian për mikpritjen e ngrohtë të komunitetit arbëresh në Itali duke vlerësuar e respektuar identitetit kombëtar e traditën shpirtërore, gjuhësore e kulturore dhe duke lehtësuar mirëintegrimin e tij të natyrshëm në shoqërinë italiane. Pritja e ngrohtë në Shën Mitër Korona dhe vizita e përbashkët në Kolegjin e Shën Adrianit, në kuadër të përkujtimit të 550-vjetorit të Gjergj Kastriot Skënderbeut, kanë mbetur në kujtesën time, jo vetëm si dëshmi e ndjenjës së përbashkët të miqësisë shekullore mes dy popujve, por edhe si provë e pakundërshtueshme e vlerësimit Tuaj ndaj kësaj periudhe të veçantë të historisë sonë të përbashkët”, shprehet Meta.

“Njëkohësisht, i nderuar Zoti President, vijon Meta, gjej rastin t’Ju falenderoj Ju dhe popullin italian dhe autoritetet qendrore dhe lokale të vendit Tuaj për ndihmesën e vyer ndaj shqiptarëve që emigruan tek Ju, për shpirtin mikpritës, falë të cilit, një gjeneratë e tërë të shqiptarëve tanë të Italisë përfaqësojnë denjësisht sot kombet tona, në të gjitha fushat, jo vetëm në Itali, por në mbarë botën. Shpreh garancinë që vendet tona, si dy vende anëtare të NATO-s, do të vijojnë bashkëpunimin dhe kontributin në sigurinë rajonale e më gjerë, veçanërisht në kuadër të OKB-së, gjatë mandatit dyvjeçar të Shqipërisë, si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit”.

“Dëshiroj të shpreh mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer dhe të vazhdueshme që Ju dhe vendi Juaj i keni dhënë Shqipërisë dhe të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Europian, e njëkohësisht të shpreh bindjen se rizgjedhja Juaj si President i Italisë do të nxisë edhe më fort mbështetjen italiane përgjatë këtij proces të rëndësishëm europian dhe gjeostrategjik për rajonin dhe për gjithë Europën. uke Ju ripohuar edhe një herë ndjenjat e miqësisë së thellë të popullit shqiptar, urimet e mia të sinqerta për rizgjedhjenTuaj si President i Republikës Italiane dhe dëshirën për t’u takuar së shpejti,

Ju lutem pranoni, i nderuar mik, shprehjen e konsideratës sime më të lartë”, shprehet Presidenti Meta.

Balla: Model i shkëlqyer i kryetarit të shtetit që përfaqëson unitetin kombëtar

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka uruar presidentin e ri të Italisë, Sergio Mattarella për rizgjedhjen në krye të shtetit.

Balla deklaron se Mattarella është pa asnjë diskutim modeli i shkëlqyer i kryetarit të shtetit që përfaqëson unitetin kombëtar, i cili pranoi rizgjedhjen në detyrë me sensin e plotë të përgjegjësisë që buron nga pozicioni i Presidentit të Republikës.

“Urimet më të mira Presidentit të Italisë Sergio Mattarella për rizgjedhjen! Ai është pa asnjë diskutim modeli i shkëlqyer i kryetarit të shtetit që përfaqëson unitetin kombëtar, i cili pranoi rizgjedhjen në detyrë me sensin e plotë të përgjegjësisë që buron nga pozicioni i Presidentit të Republikës. President normal”, shprehet Balla.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

17 November, 2025
Protesta kundër planit për të strehuar 600 azilkërkues në qytet

Protesta kundër planit për të strehuar 600 azilkërkues në qytet

17 November, 2025
Dëbimet me procedurë të përshpejtuar do të shpallen si pjesë e reformave të azilit

Dëbimet me procedurë të përshpejtuar do të shpallen si pjesë e reformave të azilit

17 November, 2025
Kometë apo diçka tjetër? Objekti fluturues “3I ATLAS” ka alarmuar shkencëtarët

Kometë apo diçka tjetër? Objekti fluturues “3I ATLAS” ka alarmuar shkencëtarët

17 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result