ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ushtari rus dënohet me burgim të përjetshëm në një gjyq të paprecedentë ukrainas 1 hour ago
Numri i qytetarëve irlandezë të deportuar nga SHBA-të është rritur me më shumë se 50% 1 hour ago
Gjykata Supreme e SHBA-së lejon që administrata Trump të kërkojë që seksi në lindje të shënohet në pasaporta 1 hour ago
OKB heq sanksionet ndaj presidentit sirian përpara vizitës në Shtëpinë e Bardhë 1 hour ago
Demokratët festojnë fitoret në zgjedhje. Rifitimi i pushtetit do të jetë më i vështirë 1 hour ago
Next
Prev
Home Albania

Shpërthen një bombol gazi në Lezhë, gjashtë të lënduar

albnews by albnews
25 August, 2019
in Albania
0
Shpërthen një bombol gazi në Lezhë, gjashtë të lënduar
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Shkak i zjarrit të fuqishëm në një pikë karburanti mbrëmjen e shkuar në Lezhë, ka qenë shpërthimi i një bombole gazi që shërbente për mbushjen e automjeteve.

Kështu bën me dije policia e Lezhës, sipas të cilës nga ngjarja kanë mbetur të plagosur pesë persona, midis të cilëve dy vajza të mitura 5 dhe dy vjeçe.

RelatedPosts

Zbulohen dy shtëpi bari, arrestohet djali, procedohet nëna, babai në kërkim. Në pranga dhe dy punonjës të OSHEE

Humbi të birin në aksidentin hekurudhor të Tempit, Prokuroria 10 ditë kohë shqiptarit: Ejani dëshmoni për autopsinë!

Skandali te Onkologjiku/ Raporti i KLSH: Gjysma e barnave kundër kancerit nuk arrijnë te pacientët

Dy prej të plagosurve janë transportuar për në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa të tjerët po marrin kurim në spitalin rajonal të Lezhës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia lokale sqaron se nga hetimet e para, ngjarja dyshohet të jetë aksidentale.

Njoftimi:

Më datë 24.08.2019, rreth orës 22:10, në aksin rrugor Lezhë – Milot, në kryqëzim të Shënkollit, në një karburant, ka shpërthyer dhe ka marrë flakë një bombol gazi që shërbente për furnizimin me gaz të automjeteve.

Për pasojë janë lënduar 5 shtetas që ndodheshin në një mjet që po furnizohej me gaz, shtetasit  B.B. vjeç 36, A.B. vjeç 33, D.B. vjeçe 33, 2 vajza të mitura 5 dhe 2 vjeçe dhe dy punonjës pranë karburantit, shtetasit N.P. vjeç 40 dhe P.L. vjeç 31, si dhe janë dëmtuar e djegur disa automjete që ndodheshin të parkuara.

Shtetasit N.P. dhe B.B. ndodhen në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar, ndërsa shtetasit e tjerë ndodhen në Spitalin Rajonal Lezhë jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen,  forca të shumta policie dhe disa zjarrfikëse shkuan në vendngjarje, ku zjarrfikëset bënë të mundur fikjen e plotë të zjarrit duke shmangur plotësisht rrezikun e përfshirjes nga flakët të depozitave të karburantit.

Policia mori masa duke vendosur perimetrin e sigurisë e largimin e të gjithë qytetarëve  nga perimetri i sigurisë, si dhe  bllokimin e aksit rrugor duke i menaxhuar e drejtuar për në akse të tjera lëvizjeje.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale, ndodhur nga një defekt teknik në sistemin e gazit. Megjithatë, vazhdon puna për hetimin e plotë të rrethanave të ngjarjes nga specialistët dhe ekspertët përkatës, për përcaktimin e saktë të shkaqeve të saj.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ushtari rus dënohet me burgim të përjetshëm në një gjyq të paprecedentë ukrainas

Ushtari rus dënohet me burgim të përjetshëm në një gjyq të paprecedentë ukrainas

7 November, 2025
Numri i qytetarëve irlandezë të deportuar nga SHBA-të është rritur me më shumë se 50%

Numri i qytetarëve irlandezë të deportuar nga SHBA-të është rritur me më shumë se 50%

7 November, 2025
Gjykata Supreme e SHBA-së lejon që administrata Trump të kërkojë që seksi në lindje të shënohet në pasaporta

Gjykata Supreme e SHBA-së lejon që administrata Trump të kërkojë që seksi në lindje të shënohet në pasaporta

7 November, 2025
OKB heq sanksionet ndaj presidentit sirian përpara vizitës në Shtëpinë e Bardhë

OKB heq sanksionet ndaj presidentit sirian përpara vizitës në Shtëpinë e Bardhë

7 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result