Pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19 në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri, ka bërë të ditur se janë regjistruar edhe 290 infeksione nga 3 mijë e 30 testime.
Brenda 24 orëve të fundit janë raportuar edhe 2 mijë e 259 të shëruar.
Raste aktive me COVID-19 në Shqipëri janë 18 mijë 757.
Ndërkaq, në spitalet COVID janë të hospitalizuar 130 pacientë me koronavirus, prej tyre 21 në gjendje më të rënduar.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë apel për kujdes të shtuar, pasi infeksionet janë rritur si rezultat i variantit Omicron.




