Një anije e madhe, cila mund të transportojë deri dy milionë fuçi nafte, ka shpërthyer jo shumë larg brigjeve të Nigerisë. Raportohet se në të ndodheshin dhjetë anëtarë ekuipazhi.
Anija që mund të përpunojë deri në 22.000 fuçi nafte në ditë ndodhej afër Warri-t, në jug të Nigerisë, kur u përfshi nga flakët, shkruan Sky News.
Shefi ekzekutiv i kompanisë që e ka në pronësi anijen e djegur tha se nuk ka raportime fillestare për pasoja në njerëz.
Në pamjet e publikuara në rrjete sociale shihet anija duke u përmbytur përderisa një shtëllungë e dendur me tym të zi ngrihet në qiell. Në video gjithashtu shihet ujë që hidhet mbi anijen e djegur nga një anije tjetër.
“Mund të konfirmojmë se dhjetë anëtarë ekuipazhi ndodheshin në anije para incidentit dhe jemi duke i bërë prioritet hetimeve për sigurinë e tyre”, tha shefi ekzekutiv i kompanisë.
AI shtoi se janë duke u zhvilluar hetime për ta zbuluar shkaktarin e aksidentit, që ndodhi në orët e hershme të së mërkurës.




