Presidenti Erdogan pritet me ceremoni zyrtare në Pallatin Marinskiy në Kiev

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Erdogan vendosi një kurorë me lule në Monumentin e Ushtarit të Panjohur në Kiev në kujtim të atyre që humbën jetën në Luftën e Dytë Botërore

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, u prit me një ceremoni zyrtare nga homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Pallatin Marinskiy në kryeqytetin Kiev, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan, i cili me ftesë të presidentit Zelensky mbërriti në Ukrainë për të marrë pjesë në takimin e dhjetë të Këshillit Strategjik të Nivelit të Lartë midis dy vendeve, vendosi një kurorë me lule në Monumentin e Ushtarit të Panjohur në Kiev në kujtim të atyre që humbën jetën në Luftën e Dytë Botërore. Ai më pas kaloi në Pallatin Marinskiy.

Presidenti ukrainas Zelensky, presidentin Erdoğan e priti në portën e pallatit. Të dy liderët biseduan për një kohë, ndërsa më pas kaluan në ceremoni ku u intonuan himnet kombëtare të të dyja vendeve.

Në ceremoninë ku Erdoğan shoqërohej nga bashkëshortja e tij, Emine Erdoğan, të dy liderët prezantuan me njëri-tjetrin delegacionet e vendeve të tyre.

Më pas liderët kaluan në takim kokë me kokë.

Share This Article