ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ditëlindja e Ibrahim Rugovës/ Politika në Kosovë dhe Shqipëri kujtojnë figurën e presidentit historik 2 hours ago
Një shans për paqe, por pengesat mbeten – çfarë sapo dëgjuam nga Zelensky dhe Martin 4 hours ago
Witkoff dhe Jared Kushner(dhëndri i Trump) shfaqet në qendër të Moskës në një video të postuar nga mediat ruse 4 hours ago
Putin thotë se Rusia nuk dëshiron luftë me Evropën, por është gati të luftojë, përpara bisedimeve me SHBA-në 4 hours ago
Gjyqet me juri u anuluan për krime me dënime më pak se tre vjet 4 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Abazoviq në krye të Malit të Zi shihet si mundësi e mirë për raportet me Kosovën

albnews by albnews
5 February, 2022
in Bota, Kosova
0
Abazoviq në krye të Malit të Zi shihet si mundësi e mirë për raportet me Kosovën
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Rrëzimi i Qeverisë në Malin e Zi ka hapur mundësinë për ardhjen në krye të vendit të një shqiptari, për të parën herë në histori. Njohësit e zhvillimeve në Mal të Zi thonë që udhëheqja e re do të duhej që ta kthente vendin në rrugën euroatlantike, porse ata nuk presin që zhvillimet të ndikojnë negativisht në marrëdhënien me Kosovën. Disa madje vlerësojnë se me Qeverinë e re, bashkëpunimi mes dy shteteve do të jetë edhe më i ngushtë

Ardhjen e një shqiptari në krye të Ekzekutivit në Malin e Zi e ka hapur rrëzimi i Qeverisë së Zdravko Krivokapiqit.

Gjasat që Dritan Abazoviq të vijë në krye të Qeverisë në Podgoricë është vlerësuar si një mundësi e mirë për zgjerimin e bashkëpunimit midis Kosovës dhe Malit të Zi.

RelatedPosts

“Do i ndalojmë Kievit daljen në det, Putin kërcënon këdo: Nëse Europa do luftë, jemi gati

Ditëlindja e Ibrahim Rugovës/ Politika në Kosovë dhe Shqipëri kujtojnë figurën e presidentit historik

Një shans për paqe, por pengesat mbeten – çfarë sapo dëgjuam nga Zelensky dhe Martin

Sipas kryetarit të Partisë Alternativa, Nik Gjeloshaj, bashkëpunimi tani e tutje do të jetë edhe më i mirë, sa u përket shqiptarëve dhe Kosovës.

“Sa u përket shqiptarëve dhe Kosovës mendoj se mund të jetë vetëm mirë. Nuk shoh se mund të ketë ndonjë zhvillim që mund të ndikojë në mënyrë negative, sepse në qoftë se kishim drojë prej Qeverisë së kaluar sepse ishte e diktuar nga Kisha Serbe se mund të ketë ndonjë lëvizje, mirëpo nuk ndodhi, tash është një pjesë e së kaluarës”, ka thënë Gjeloshaj, kryetar i Tuzit.

E profesori i Shkencave Politike, Anton Vukpalaj, ka theksuar se kthimi i Malit të Zi drejt rrugës euroatlantike do të duhej të ishte një nga synimet e Qeverisë së ardhshme.

“Në njëfarë mënyre me ia mbyllë rrugën Rusisë që me pas ndikim në Mal të Zi edhe normalisht edhe me i integru edhe pakicat në Mal të Zi, për shkak se Mali i Zi ka më shumë se 20 për qind të popullsisë që janë pakica boshnjake shqiptare dhe këta kanë qenë të përjashtuar prej pjesëmarrjes në qeveri edhe përtej përqindjes së madhe që përbëjnë…”, ka thënë ai.

Ndërkaq, ish-ambasadori i Kosovës në Mal të Zi, Ylber Hysa, ka bërë të ditur se rrëzimi i Qeverisë së Krivokapiqit, i hap rrugën që në krye të ekzekutivit atje të vijë Abazoviqi.

“Z. Abazoviq ka qenë ekonomik në përdorimin e shqiptarizmit të tij, është një politikan i cili nuk është ndërtuar me parti etnike, por megjithatë është aty të reflektojë një përpjekje për të bërë një Mal të Zi reformues me orientime të qarta euroatlantike dhe çdo lloj orientimi i tillë i kthimit kah një ‘meindstrim’ i politikës malazeze, i cili është i ndërtuar mbi vlera atlantike është një lajm i mirë për fqinjësinë dhe lajm i keq për ata që kanë synuar që të bëjnë një lloj revizionizmi duke pretenduar një botë serbe”, ka thënë ai.

Kuvendi i Malit të Zi ka votuar të premten mbrëma, me 43 vota për dhe 11 kundër, mocionin e mosbesimit për Qeverinë e kryeministrit Krivokapiq. Në votim, nga 81 deputetë, morën pjesë 54 syresh.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ditëlindja e Ibrahim Rugovës/ Politika në Kosovë dhe Shqipëri kujtojnë figurën e presidentit historik

Ditëlindja e Ibrahim Rugovës/ Politika në Kosovë dhe Shqipëri kujtojnë figurën e presidentit historik

2 December, 2025
Një shans për paqe, por pengesat mbeten – çfarë sapo dëgjuam nga Zelensky dhe Martin

Një shans për paqe, por pengesat mbeten – çfarë sapo dëgjuam nga Zelensky dhe Martin

2 December, 2025
Witkoff dhe Jared Kushner(dhëndri i Trump) shfaqet në qendër të Moskës në një video të postuar nga mediat ruse

Witkoff dhe Jared Kushner(dhëndri i Trump) shfaqet në qendër të Moskës në një video të postuar nga mediat ruse

2 December, 2025
Putin thotë se Rusia nuk dëshiron luftë me Evropën, por është gati të luftojë, përpara bisedimeve me SHBA-në

Putin thotë se Rusia nuk dëshiron luftë me Evropën, por është gati të luftojë, përpara bisedimeve me SHBA-në

2 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result