Sllovakja Vlhova fiton të artën olimpike në sllallom

albnews
By
1 Min Read

Skitarja sllovak Petra Vlhova ka fituar medaljen e artë olimpike në disiplinën e sllallomit në skijim alpin.

Vlhova në LOD “Pekin 2022” përfundoi sot e para pas dy lëshimeve me kohë të përgjithshme 1:44.98 minuta. Ajo la prapa vetes austriaken Katharina Liensberger për 0.08 sekonda.

Zviceranja Wendy Holdener fitoi të bronztën me kohë 1:45.10 minuta.

Vlhova është bërë skitarja e parë nga Sllovakia që fitoi një të artë olimpike.

Share This Article