Shkrimtari Fehmi Pireva, botoi romanin e dytë “Nëpunësi i Kuvendit”, ndërsa ky është libri i tetë me radhë.
Ky roman vjen i rrallë në letërsinë shqipe, me një temë aktuale, ku trajtohet fati i nëpunësit civil, karriera, sfidat, presionet brenda hierarkisë së administratës, burokratizimi i individëve në postet e larta publike.
Në këtë roman, fati i një nëpunësi civil, trajtohet mes reales dhe imagjinares, të cilat bashkëjetojnë, brenda një universi letrar.
Ngjarjet intetesante, fati i kryepersomazhit, pakënaqësia e shprehur kundër zhvillimeve të pakëndshme, në adminstratë, që e shpien deri gati në prag të vdekjes, e detyrojnë ta braktisë Atdheun me zemër të thyer, bashkë me familjen. stili, shtjellimi i temës, janë vëçantitë e romanit, “Nëpunësi i Kuvendit”.
Mesazhi që ka libri, fton për një vetëdije, sjellje më të dinjitetshme të strukturave në hierarkinë e administratës, dhe mosndërhyrjet e politikës në punën e shërbimit civil.
