Ambasadori italian: Këtë vit Shqipërisë duhet ti hapen negociatat, s’ka arsye të ketë pengesa

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Na ndihmoni, t’ju ndihmojmë”. Ky është mesazhi qe jep Italia përmes ambasadorit të saj Fabrizio Bucci nga Shkodra, gjatë një takimi me studentët, ndërsa foli për integrimin europian.

Bucci shtoi se Italia beson se negociatat do të hapen plotësisht këtë vit me konferencën ndërqeveritare pasi detyrat e lëna në marsin e 2020 janë përmbushur

“Këtë vit vendit tuaj duhet ti hapen negociatat, s’ka arsye të ketë pengesa.”

Ai vlerëson se reformanë drejtësi është kyçe në këtë proces dhe duhet të vijojë më tej.

Open Ballkan?

Ambasadori Italian nuk e sheh si konkurent për integrimin europian por si një lehtësi mes vendeve të rajonit ku përveç 3 shteteve “dimë që shumë shpejt do I bashkohte dhe Mali I Zi. Besojmë që është një hap që nuk dëmton” tha ai.

Share This Article