ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Porosita cigare elektronike me drogë në Snapchat. Ishte aq e lehtë sa të merrja picë. 3 hours ago
Regjisori dhe pedagogu britanik i teatrit humbën jetën në aksidentin në Lisbonë 3 hours ago
Krimea, vendi ku lindi fotografia e luftës 3 hours ago
“Letrat e ndarjes” më të paharrueshme në histori 3 hours ago
Mal i Zi – Filmit shqiptar iu ndalua shfaqja në festival prej gjuhës, regjisori Qosja: Nacionalistë ekstremë serbë! 3 hours ago
Next
Prev
Home UK

Johnson: Parlamenti britanik duhet ta kryejë Brexitin

albnews by albnews
26 August, 2019
in UK
0
Boris Johnson tregon për hobin që ka

FILE PHOTO: Former British Foreign Secretary Boris Johnson gives a speech at the JCB Headquarters in Rocester, Staffordshire, Britain, January 18, 2019. REUTERS/Andrew Yates/File Photo

  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

“Është punë e secilit në Parlament” që të realizojë Brexit-in, apo daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian, tha kryeministri britanik, Boris Johnson, në fund të samitit të G7-ës, apo grupit të vendeve më të industrializuara, që u mbajt në Francë.

Komentet e Johnsonit vijnë në kohën kur disa deputetë të Parlamentit britanik pritet të takohen për të diskutuar mënyrat për të shmangur Brexit-in pa marrëveshje, më 31 tetor.

RelatedPosts

Porosita cigare elektronike me drogë në Snapchat. Ishte aq e lehtë sa të merrja picë.

Regjisori dhe pedagogu britanik i teatrit humbën jetën në aksidentin në Lisbonë

Londra mund të paralizohet plotësisht javën e ardhshme

Johnson po ashtu tha se edhe udhëheqësit e BE-së duan që Brexit-i “të kryhet”.

“Ata janë shumë entuziastë për t’u marrë me të ardhmen. Ata e konsiderojnë Brexit-in tani si një pengesë, një argument të vjetër. Ata duan të flasin për partneritetin e ri që ne do të ndërtojmë”, tha Johnson.

Ai ka këmbëngulur vazhdimisht se Mbretëria e Bashkuar do të largohet nga BE-ja më 31 tetor, me ose pa marrëveshje.

Udhëheqësi i Partisë opozitare Laburiste, Jeremy Corbyn, dëshiron të thërrasë një votë mosbesimi ndaj Qeverisë britanike, për të parandaluar Brexit-in pa marrëveshje.

Nëse e fiton këtë votë, Corbyn planifikon të bëhet kryeministër i përkohshëm, ta shtyjë Brexit-in, të thërrasë zgjedhje të parakohshme dhe të bëjë fushatë për një tjetër referendum për daljen ose jo të Britanisë nga BE-ja.

Data për Brexit është shtyrë dy herë.

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May, ka arritur vitin e kaluar marrëveshje me BE-në mbi kushtet e divorcit, por marrëveshja e saj është refuzuar tri herë nga Parlamenti britanik.

BE-ja ka thënë se nuk do të ketë rinegocim të marrëveshjes.

Britania ka vendosur të dalë nga BE-ja përmes një referendumi në vitin 2016, por institucionet financiare e kanë paralajmëruar atë për pasoja të rënda ekonomike nëse Brexit-i bëhet pa marrëveshje me BE-në.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Porosita cigare elektronike me drogë në Snapchat. Ishte aq e lehtë sa të merrja picë.

Porosita cigare elektronike me drogë në Snapchat. Ishte aq e lehtë sa të merrja picë.

6 September, 2025
Regjisori dhe pedagogu britanik i teatrit humbën jetën në aksidentin në Lisbonë

Regjisori dhe pedagogu britanik i teatrit humbën jetën në aksidentin në Lisbonë

6 September, 2025
Krimea, vendi ku lindi fotografia e luftës

Krimea, vendi ku lindi fotografia e luftës

6 September, 2025
“Letrat e ndarjes” më të paharrueshme në histori

“Letrat e ndarjes” më të paharrueshme në histori

6 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result