Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson thotë se “provat janë mjaft të qarta” dhe Rusia po planifikon një pushtim të Ukrainës. Gjatë një vizite në Skoci, ai tha se ka përgatitje serioze nga ana e Rusisë për të nisur një pushtim.
Sipas Johnson kjo është një “një situatë shumë, shumë e rrezikshme dhe e vështirë”, por ka ende kohë që presidenti Putin të tërhiqet”. Ai bëri thirrje për më shumë dialog dhe i kërkoi Rusisë të shmangë një pushtim “katastrofik”.
Po ashtu Johnson shtoi se Perëndimi duhet të jetë i bashkuar kundër agresionit rus.
“Është shumë, shumë e rëndësishme që Perëndimi të qëndrojë i bashkuar, veçanërisht që NATO e ka bërë këtë. Ka qenë shumë inkurajuese të shohësh mënyrën se si vendet janë bashkuar”, tha ai.