Mesfushori Enis Bardhi e ka vazhduar kontratën me Levanten dhe do të jetë pjesë e klubit spanjoll deri në vitin 2024. Bëhet e ditur se Bardhi ka pasur opsionin e rinovimit të kontratës edhe për dy vjet dhe e ka vazhduar me automatizëm por me kushte të përmirësuara.
Po ashtu, në këtë kontratë është përfshirë edhe një klauzolë lirimi, kështu që në fund të sezonit Bardhi nuk mund të largohet nga Levante si lojtar i lirë. Mesfushori 26-vjeçar është pjesë e Levantes prej vitit 2017 kur iu bashkua nga Ujpesti kurse këtë sezon ka shënuar tre gola dhe ka bërë dy asistime në 17 ndeshje kampionale.