20 persona kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut si pasojë e infektimit me COVID-19, duke e çuar në 8,768 numrin e përgjithshëm të viktimave nga ky infeksion.
Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë së këtij vendi tregojnë se janë regjistruar edhe 465 raste të reja të infektimit nga gjithsej 1,707 testime të kryera.
Nga numri total i rasteve, janë regjistruar 92 riinfektime.
Në njoftimin e MSH-së së Maqedonisë Veriore bëhet e ditur se edhe 1,880 pacientë janë shëruar, ndërsa numri total i të shëruarve ka arritur në 269.014.
Sa i përket të diagnostikuarve, që nga fillimi i epidemisë deri më tani janë shënuar 287,481 infektime, ndërsa numri i rasteve aktive ka rënë në 9,699.