ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Lule e Shkretëtirës 4 hours ago
Amerika dhe Britania arritën një marrëveshje të rëndësishme për tarifat 7 hours ago
Britaniku që shëtiti përreth botës, kthehet në shtëpi pas 27 vitesh! Nga Beringu në Kaspik, nga kriza ekonomike te COVID-19 dhe luftërat 7 hours ago
“Sulmi hibrid” në Lituani, BE synon sanksione të reja ndaj Bjellorusisë 7 hours ago
SHBA/ Përfshihen 45 makina në aksident zinxhir, shkak stuhia e borës 8 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Kryeministri kanadez urdhëra emergjence për të ndalur “Karvanin e Lirisë”

albnews by albnews
15 February, 2022
in Bota
0
Kryeministri kanadez urdhëra emergjence për të ndalur “Karvanin e Lirisë”
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka vendosur të ushtrojë autoritetin që i jep ligji në rrethana emergjencash për të ndalur demonstratat që kanë paralizuar kryeqytetin dhe kanë bllokuar pikat kufitare në formë proteste ndaj kufizimeve kundër COVID-19ës.

Zoti Trudeau e bëri njoftimin të hënën në një fjalim drejtuar kombit, pasi zhvilloi një takim virtual me drejtuesit e provincave të Kanadasë.

RelatedPosts

Amerika dhe Britania arritën një marrëveshje të rëndësishme për tarifat

“Sulmi hibrid” në Lituani, BE synon sanksione të reja ndaj Bjellorusisë

SHBA/ Përfshihen 45 makina në aksident zinxhir, shkak stuhia e borës

“Këto bllokada janë të paligjshme, dhe nëse jeni ende duke marrë pjesë, tani është koha që të shkoni në shtëpi”, tha zoti Trudeau.

Protestat e “Autokolonës së Lirisë” u filluan nga shoferët kanadezë të kamionave, të cilët kundërshtonin urdhëresat e qeverisë për t’u vaksinuar ose karantinuar. Demonstratat kanë tërhequr tashmë protestues të zemëruar për kufizimet e tjera për pandeminë, si dhe për politikat e administratës së zotit Trudeau.

Kryeministri Trudeau ka vendosur aktivizimin e Ligjit për Emergjencat të miratuar në vitin 1988, i cili i lejon qeverisë federale të tejkalojë autoritetin e provincave të Kanadasë.

Një variant i mëparshëm i këtij ligji është përdorur vetëm një herë në kohë paqeje, nga babai i zotit Trudeau, ish-Kryeministri Pierre Trudeau. Ai përdori fuqitë e këtij ligji në vitin 1970, kur një grup militantësh nga Kebeku rrëmbyen një diplomat britanik dhe një ministër të qeverisë së provincës.

Kryeministri Trudeau tha se masa e re e emergjencës “do të jetë e kufizuar, gjeografikisht e përcaktuar, si dhe e arsyeshme dhe në përputhje me rreziqet me të cilat duhet të përballet”.

Të dielën, policia kanadeze largoi një karvan automjetesh që bllokonin Urën Ambassador që lidh Kanadanë me Shtetet e Bashkuara, pasi provinca e Ontarios shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për të shpërndarë demonstratat.

Autokolona kamionësh dhe mjetesh të tjera kanë mbingarkuar rrugët e kryeqytetit kanadez, Otava, për mbi dy javë, dhe autokolona të tjera kanë bllokuar pika të tjera më të vogla kufitare me Shtetet e Bashkuara.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Lule e Shkretëtirës

Lule e Shkretëtirës

1 December, 2025
Amerika dhe Britania arritën një marrëveshje të rëndësishme për tarifat

Amerika dhe Britania arritën një marrëveshje të rëndësishme për tarifat

1 December, 2025
Britaniku që shëtiti përreth botës, kthehet në shtëpi pas 27 vitesh! Nga Beringu në Kaspik, nga kriza ekonomike te COVID-19 dhe luftërat

Britaniku që shëtiti përreth botës, kthehet në shtëpi pas 27 vitesh! Nga Beringu në Kaspik, nga kriza ekonomike te COVID-19 dhe luftërat

1 December, 2025
“Sulmi hibrid” në Lituani, BE synon sanksione të reja ndaj Bjellorusisë

“Sulmi hibrid” në Lituani, BE synon sanksione të reja ndaj Bjellorusisë

1 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result