200 familje britanike, ende pa energji elektrike pas stuhisë “Eunice”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rreth 200 mijë shtëpi në Britani janë ende pa energji elektrike, nga stuhia “Eunice” që goditi 1.4 milionë familje një ditë më parë.

Këtë e ka njoftuar qeveria britanike, të shtunën e 19 shkurtit.

Stuhia e egër e Atlantikut solli erëra të forta deri në 196 km/h shpjetësi në Britani, prej të cilës mbetën të vrarë tre persona dhe u dëmtuan shumë të tjerë.

Kurse në Irlandë, Belgjikë dhe Holandë, të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën.

Ministri për Biznesin dhe Energjinë, Kwasi Kwarteng, tha se energjia është rikthyer në banesat e 1.2 milionë familjeve, por 190 mijë konsumatorë të tjerë mbetën pa furnizim.

Më herët, Shoqata Britanike e Rrjeteve të Energjisë njoftoi se në orën 07:30, rreth 226 mijë  familje kanë mbetur pa energji elektrike, kryesisht në Anglinë jugore, por edhe në lindje të vendit.

Rreth 1 milion shtëpi humbën energjinë në nëntor, kur një stuhi goditi Anglinë verilindore dhe Skocinë lindore.

Ndërsa energjia u rivendos në shumicën e shtëpive brenda 48 orëve, për më shumë se 3 mijë  familje nuk kishin energji elektrike për një javë.+

Share This Article