“Të gjithë sytë janë te Nensi Dojaka.”
Kështu ka nisur artikulli i revistës prestigjoze “Vogue” për stilisten shqiptare, Nensi Dojaka.
Në këtë artikull, Dojaka përshkruhet si një fenomen, sfilatat e së cilës kanë një sensacion të plotë të modës.
“Ajo është një fenomen, fituesja aktuale e Çmimit LVMH, sfilata e së cilës ishte një sensacion i plotë i modës – një koleksion që ngriti punën e saj dhe reputacionin e Londrës si një platformë për talentet e rinj, në një nivel që ndihej sikur mund të rivalizonte gjithçka që shihet në një pistë në Paris. Pamja e saj rrezatonte magjepsje, sofistikim, erotizëm delikat – një pamje e plotë vetëbesim.”
Njëra prej veçorive që e karakterizon stilisten me prejardhje shqiptare është pikërisht modestia për këto arritje që ka bërë.
“Unë thjesht doja të prezantoja një koncept pak më të gjerë se çfarë mund të jetë kjo grua”, tregon “Vogue”.
Megjithatë, brenda asaj përulësie, ajo po ofron udhëzime që i bëjnë gratë të duken dhe të ndihen mirë, më të sigurta, nga çdo kënd dhe vijë shikimi.