ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Plan sekret lufte, Gjermania gati 800 mijë trupa përballë kërcënimit rus 7 hours ago
Shpërthimi me tritol në Vlorë/ Lënda plasëse në portën e banesës së nënës së Gentian Zotos 7 hours ago
U kapën me 47 kg kanabis në makinë/ Arrestohen dy shqiptarët në Igumenicë 7 hours ago
Vrasja e biznesmenit, policia njoftim zyrtar: 43-vjeçari u gjet i vrarë në automjetin e parkuar 7 hours ago
DETAJE/ Vrasja e biznesmenit të karburantit në Elbasan, u qëllua me dy plumba në kokë në makinë! 7 hours ago
Next
Prev
Home Bota

“Bomba” kibernetike, arma ruse që frikëson më shumë Perëndimin

albnews by albnews
24 February, 2022
in Bota
0
“Bomba” kibernetike, arma ruse që frikëson më shumë Perëndimin
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

“Grupet me bazë në Rusi kanë forcuar pozicionin e tyre duke u bërë kërcënim akut për ekosistemin digjital global”, ishte përfundimi i një raporti të detajuar të vitit të kaluar  mbi rrezikun kibernetik, i përpiluar nga gjiganti i informatikës Microsoft.

RelatedPosts

Plan sekret lufte, Gjermania gati 800 mijë trupa përballë kërcënimit rus

Më shumë se 600 të vdekur në Indonezi dhe Tajlandë pas përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut – dhe Sri Lanka raporton më shumë se 200 vdekje nga cikloni

Lufta e fundit në Ukrainë: Rubio thotë se u zhvillua një takim ‘shumë produktiv’ për bisedimet e paqes midis SHBA-së dhe Ukrainës

Moska rezulton në fakt jo vetëm baza logjistike e një seri grupesh pak a shumë autonome hakerash, ku ato veprojnë pothuajse të pa shqetësuar, por edhe vendi ku kjo fushë e teknologjisë informatike po shndërrohet në një armë taktike që çdo ditë e më shumë po shqetëson Perëndimin, dhe që po gjen ditët e fundi kulmin e saj me operacionet ushtarake në Ukrainë.

Rusia cilësohet nga ekspertët e fushës si vendi nga ku niset numri më i madh i sulmeve kibernetike, e ndjekur nga Koreja e Veriut. Kjo ka bërë që historia e tyre dhe modalitetet të jenë të studiuara gjerësisht nga agjencitë që merren me parandalimin e këtyre sulmeve në Europë.

Edhe pse sulmet kibernetike janë tentuar dekada më parë, Rreziku u një sulmi rus në këtë drejtim u bë konkret vetëm në vitin 2007, me sulmet ndaj institucioneve të Estonisë, vend ky që mbahet ndër më të avancuarit në teknologjinë informatike.

Por vetëm 5 vitet e fundit, sulmet ruse kanë arritur të godasin kudo, edhe në vendet më të avancuar anë botë. Është fjala për sulmet në drejtim të fushatës së Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara gjatë vitit 2017, sulmi Solar Winds që gjatë vitit 2020 që ndaloi operacionet e tubacioneve të gazit më të mëdha amerikane, si dhe të një seri kompanish të rëndësishme.

Viruse me emra si Snake, Chinch, Skipper, Kazuar, and Gayzer janë të gjitha ruse, ashtu si sulmi i quajtur NotPetya, në 2017, që goditi fillimisht pikërisht kompani ukrainase për t’u shpërndarë më pas në të gjithë botën, me dëme të përllogaritura në rreth 10 miliardë dollarë.

Por si veprojnë aktorët e këtyre sulmeve? Jo të gjithë grupet e hakerave që operojnë në Rusi janë të lidhur me Kremlinin ose agjencitë e shërbimeve sekrete ruse. 

 “Marrëdhënia e autoriteteve ruse me disa nga këto grupe është e tipit, Djema, mos godisni objektiva ruse pastaj bëni çfarë të doni…”, thotë Herb Lin, një nga ekspertët e këtij sektori.

Por qartësisht këto sulme kanë pësuar një përparim të madh teknologjik me përfshirjen e shërbimeve sekrete. Tradicionalisht, kibernetika ishte fushëbetejë e FSB-së, shërbimit sekret të brendshëm, por prej disa vitesh u mor si kompetencë nga GRU, Shërbimi sekret ushtarak, duke marrë një qasje agresive të panjohur më parë, si në rastin e sulmeve ndaj institucioneve ukrainase në Krime gjatë pushtimit ushtarak. 

Rreziku në internet: Shtohen sulmet kibernetike, shkak pandemia dhe mungesa e njohurive

Dy vitet e fundit, sipas ekspertëve, këto sulme ishin bërë më diskrete, sepse burimi tyre ka qenë SVR, shërbimi sekret i jashtëm, me objektiva më të kufizuara, për të maskuar ndoshta sulme të fuqishme që mund të shfaqen në ditët në vijim gjatë operacioneve ushtarake në Ukrainë. Sulme të tilla mund të ndodhen edhe kundër vendeve që do të vendosin sanksione ekonomike ndaj Moskës. Sulme që sipas shërbimeve amerikane mund të shkojnë nga “pezullime shërbimi të nivelit t\ulët deri në sulme shkatërruese për infrastruktura të rëndësishme”.   

Taktika e këtyre sulmeve sipas ekspertëve po ndryshon. Nuk targetohen më në mënyrë individuale  organizatat e përzgjedhura, por përdoret gjithmonë një palë e tretë, shpesh herë një provider marketingu që shpërndahet në rrjetet sociale sipas një logjike të caktuar, siç ndodhi në sulmin e kryer ndaj USAID në majin e vitit të kaluar.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Plan sekret lufte, Gjermania gati 800 mijë trupa përballë kërcënimit rus

Plan sekret lufte, Gjermania gati 800 mijë trupa përballë kërcënimit rus

30 November, 2025
Shpërthimi me tritol në Vlorë/ Lënda plasëse në portën e banesës së nënës së Gentian Zotos

Shpërthimi me tritol në Vlorë/ Lënda plasëse në portën e banesës së nënës së Gentian Zotos

30 November, 2025
U kapën me 47 kg kanabis në makinë/ Arrestohen dy shqiptarët në Igumenicë

U kapën me 47 kg kanabis në makinë/ Arrestohen dy shqiptarët në Igumenicë

30 November, 2025
Vrasja e biznesmenit, policia njoftim zyrtar: 43-vjeçari u gjet i vrarë në automjetin e parkuar

Vrasja e biznesmenit, policia njoftim zyrtar: 43-vjeçari u gjet i vrarë në automjetin e parkuar

30 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result