Erdogan: NATO duhet të ndërmarrë hapa më të vendosur

albnews
By
1 Min Read

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u bëri thirrje vendeve aleate në NATO që të tregohen më të vendosur në përgjigjen ndaj agresionit rus në Ukrainë.

“Mendimi ynë për qëndrimin e NATO-s ka qenë tepër i qartë. Nuk duhet të kthehet në një dënim të zakonshëm, duhet të ndërmarrim hapa më të vendosur”, citohet Erdogan nga mediat turke.

“Nuk do të ishte e drejtë që nga takimi ynë të dalë vetëm ky mesazh. Në mbledhjen që do të zhvillojmë sot pasdite do të shohim edhe mendimet e liderëve të tjerë. Kemi zhvilluar një bisedë të qartë me Stoltenberg dhe sot do të flasim më të gjithë të tjerët”.

Presidenti turk, denoncoi vendimin e Vladimir Putin për të njohur pavarësinë e dy krahinave separatiste në Ukrainë duke e quajtur “të papranueshëm”. Të njëjtin qëndrim mbajti edhe pas nisjes së sulmit të Rusisë.

Share This Article