Manchester City është mposhtur sonte nga Newcastle United, me rezultat 2-1.
Kampionët në fuqi të Premierligës angleze e kanë nisur furishëm takimin, duke shënuar në minutën e parë përmes Sergio Aguero, me të cilin rezultat përfundoi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë ndryshuan gjërat, në minutën e 66-të Salomon Rondon shënoi golin e barazimit, kurse në minutën e 80-të Matt Ritchie e kaloi klubin e tij në epërsi, me golin e shënuar nga pika e bardhë.
Tani City mbetet 4 pikë prapa liderit Liverpool, i cili ka një takim më pak të zhvilluar dhe nesër arrin të fitojë, do t’i ikte për 7 pikë Cityt, duke i rritur mundësitë që ta fitojë kampionatin anglez.