Milani “ngec” sërish, por ka polemika për barazimin me Udinesen

albnews
By
1 Min Read

Milani nuk di më të fitojë. “Djajtë” e Milanos, pas barazimit në Salerno, nuk arrijnë të fitojnë as në San Siro kundër Udineses.

Rezultati 1-1 vjen si pasojë e golave të Leao dhe Udogie në pjesën e dytë, gol ky i kontestuar nga milanistët për një prekje me dorë që më pas, e kontrolluar nga VAR, u cilësua si e rregullt nga arbitri.

Udinese dominoi pjesën e dytë të ndeshjes, me një Milan që u tregua shumë konfuz për të shpresuar në trepikëshin. Milani kryeson me 57 pikë, tre më shumë se Interi që ka dy ndeshje më pak.

Share This Article