Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ka zhvilluar së fundmi një bisedë telefonike me homologun tij ukrainas Volodymyr Zelensky.
Mësohet se gjatë bisedës, presidenti Erdogan ka shprehur ngushëllimet e tij, Zelenskyt për qytetarët e Ukrainës që humbën jetën në sulmin rus dhe iu ka uruar shërim të shpejtë të plagosurve.
Erdogan ka premtuar gjithashtu mbështetje të konsiderueshme ushtarake dhe humanitare për Ukrainën si dhe ndalimin e kalimit të luftanijeve ruse në Detin e Zi.
Këtë e ka bërë të ditur presidenti ukrainas me anë të një postimi në llogarinë e tij në Twitter.
‘Falenderoj mikun tim Presidentin e Turqisë dhe popullin turk për mbështetjen e fortë. Ndalimi i kalimit të luftanijeve ruse në Detin e Zi dhe mbështetja e konsiderueshme ushtarake dhe humanitare për Ukrainën janë jashtëzakonisht të rëndësishme sot. Populli i Ukrainës nuk do ta harrojnë kurrë këtë’ shkruan në postim Zelensky.