Gjermania ka hequr bllokimin për transferimin e armëve vdekjeprurëse të lidhura me të, për të lejuar dërgimin e 400 granata hedhësve me raketa (RPG) nga Holanda në Ukrainë, raporton “The Guardian”.
Sipas David Herszenhorn nga Politico, kjo mund të përfaqësojë një ndryshim të madh në ndihmën ushtarake evropiane.
Deri më tani, Gjermania kishte një praktikë të gjatë për të mos lejuar që armët vdekjeprurëse që ajo kontrollonte ose shiste fillimisht të dërgoheshin në zonat e luftës.
Estonia kishte dashur të dërgonte armë në Ukrainë, por për shkak se Gjermania ia kishte shitur Finlandës, nga e cila Estonia i kishte blerë, Gjermania kishte të drejtën e vetos.