Gjenerali i famshëm i forcave çeçene që luftojnë për flamurin rus në Ukrainë, i njohur si besnik i Putinit Magomed Tushayev është vrarë nga forcat ushtarake ukrainase.
Lajmin e ka dhënë diplomati i njohur ukrainas Olexander Scherba duke iu referuar burimeve ushtarake.
“Magomed Tushayev nuk do të kthehet më në shtëpi”, shkruan në Twitter Olexander Scherba.
Ka të dhëna që gjenerali i besuar i liderit të çeçenëve Ramzan Kadyrov, të jetë vrarë gjatë një prite të kryer sot në mëngjes nga ushtria ukrainase në veri-lindje të vendit.
Në Ukrainë janë nisur 10 000 çeçenë të cilët luftojnë krah rusëve kundër ukrainasve.