Kryedemokrati Lulzim Basha gjatë një takimi me strukturat e Partisë Demokratike në Tiranë ka deklaruar se kryeministri Rama bën sikur nuk di gjë edhe kur i jepen 430 milionë euro për inceneratorët, anëtarit të Bandës së Lushnjës. Basha vuri në dukje se ky person është parë të hyjë e dalë në Kryeministri, madje edhe në restorantin e Kryeministrisë.
“Këtu një lopë vidhet edhe e merr vesh gjithë komuna dhe e merr vesh brenda 24 orëve çdo kush se kush e vodhi. Atij i paskan vjedh 430milion Euro ministrat prapa shpine dhe ky s’paska ditur gjë. Elbasani i njëjti person anëtar i bandës Lushnjës që thotë që se mbaj mend se a e kam takuar apo jo. Por në fakt ka dëshmitarë, që e kanë parë të hyje e të dalë jo thjesht në kryeministri, por në restorantin e kryeministrisë se ka dhe restorant tani në kryeministri. Fieri me një gjoja garë të shpikur me një punonjëse të këtij personi që konkurroj me një firme italiane e cila pastaj i shiti aksionet për 200 mijë euro që vlejnë 28 milion Euro. Tiranën prapë i njëjti person, të tre inceneratorët apo të ashtu quajtur inceneratorë i njëjti person për 430 milion Euro dhe lideri global thotë nuk e di unë. Ky që e di apo pretendon që e di edhe kur vidhet lopa se kush e vodhi dhe e kujt ja hodhi, ky se dinte se kush kishte marrë 430 milion Euro, jo e di fare mirë”, u shpreh Basha.
Mirel Mërtiri është shpallur në kërkim bashkë me bashkëjetuesen e tij, Stela Gugallja dhe ortakun e tyre në biznes, Klodian Zoto. SPAK i akuzon se dhanë ryshfet për të fituar projektin e inceneratorëve.