‘Jemi nën zjarr’, si presidenti i Ukrainës ndërpreu të premten telefonatën me presidentin e Këshillit Evropian

albnews
By
1 Min Read

The Guardian raporton se presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski është dashur ta ndërpresë telefonatën me presidentin e Këshillit Evropian, Charls Michel.

Krejt kjo sipas burimeve për shkak se vendodhja e Zelenskit dukej se ishte nën sulm.

Telefonat është realizuar të premten në mbrëmje.

“Presidentit iu desh ta ndërpresë telefonatën, ai tha: “Charles Charles Charles, duhet të ndaloj se jemi nën zjarr”, citon The Guardian të ketë thënë një zyrtar i BE-së.

Në anën tjetër në Bruksel është duke u admiruar udhëheqja e presidentit, Volodymyr Zelenski në këtë kohë të vështirë për popullin e tij.

Share This Article