Policia spanjolle njoftoi se në Katalonjë kanë arrestuar gruan më të kërkuar në Britani të Madhe.
Mediat britanike raportuan se bëhet fjalë për britaniken 47-vjeçare Sarah Panitzke, e cila ishte në arrati për afër 10 vite.
Panitzke dyshohet për pastrim parash, të më shumë se një miliard funta (1,34 miliard dollarë) të cilat i kishte marrë nga një organizatë kriminale që blinte telefona celularë jashtë shtetit pa paguar taksat dhe i rishiste në Britani të Madhe.
Britania e Madhe kundër saj ngriti aktakuzë në 2013, por ajo më pas iku nga vendi. Ajo nuk u paraqit në gjykatë dhe u dënua me tetë vite burg.
Policia spanjolle tha se ishte afër kapjes së saj edhe në 2015, por se kishte arritur t’u ikte.
Megjithatë, të dielën policia e kapi atë ndërsa shëtiste qentë në provincën katalanase Taragona. Ajo po mbahet në një burg në Spanjë në pritje të ekstradimit në Britani të Madhe.